• e hënë, 23 dhjetor 2024

Do të ndërmerren veprime për përmirësimin e kushteve dhe parandalimin e korrupsionit në sistemin e burgjeve, dhunën dhe trajtimin e duhur

Do të ndërmerren veprime për përmirësimin e kushteve dhe parandalimin e korrupsionit në sistemin e burgjeve, dhunën dhe trajtimin e duhur

Shkup, 54 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Drejtësisë sot kumtoi se do të intensifikohet realizimi i Projektit “Rikonstruimi  i institucioneve ndëshkuese -korrektuese  në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i cili realizohet me kredi nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në takimin me zëvendësguvernatorin e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Tomas Bocek dhe Arnaud de Verdier, kantri menaxher i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, diskutuan për çështjet prioritare lidhur me kushtet në burgje, trajtimin, veprimin me personat e paraburgosur dhe të dënuar, me qëllim të arritjes së  risocializimit dhe rehabilitimit të personave që vuajnë dënimin me burg.

Nga ana e përfaqësuesve të Bankës është kërkuar që në afat sa më të shkurtë të mundur  të ndërmerren masa efektive për sanimin  e dëmeve të shkaktuara në njësinë  gjysmë të hapur dhe të hapur në INK-SHNK  Idrizovë.

Ministri u falënderua  për mbështetjen e përgjithshme për realizimin e Projektit, me të  cilin janë përfshirë  disa institucione ndëshkuese  korrektuese, mes të cilave edhe shtëpia edukativo  korrektuese në Tetovë dhe burgu në Kumanovë. Vlerësimi dhe përparimi i situatave në sistemin penitenciar  janë pjesë e procesit para aderues për anëtarësimin e  Republikës së Maqedonisë së  Veriut  në Bashkimin Evropian. bsh/

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR