• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dita ndërkombëtare e punës u shënua me protestë të 1 majit dhe kërkesa drejtuar qeverisë së re

Dita ndërkombëtare e punës u shënua me protestë të 1 majit dhe kërkesa drejtuar qeverisë së re

Shkup, 1 maj 2024 (MIA) - Rritje të rrogave në sektorin privat dhe atë publik, rrogë minimlae në shumë prej së paku 450 eurove në 100 ditët e para të qeverisë së re, pagesë të shpenzimeve për ushqim në vlerë prej 20 për qind të rrogës mesatare dhe pagesë të shpenzimeve për transport, kërkoi Lidhja e sindikatave në protestën e sotme organizuar me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës.

Para Kuvendit republikan, kryetari i Dega e Sindikatës së pavarur të policisë, Goce Dellçev Todev porositi se nevojitet kthim i punëtorëve në vend, duke e vënë theksin tek të rinjtë të cilët vazhdimisht po shpërngulen.

Nga ana tjetër, kryetari i Sindikatës së pavarur të arsimit dhe shkencës, Tomisllav Gievski theksoi se punëtorët nuk guxojnë në asnjë moment të heqin dorë nga kërkesat e veta.

"Ne meritojmë dhe duhet të marrim transport, ushqim dhe respektim të marrëvehsjeve kolektive. Athua punëtori nuk meriton t'i paguhet transporti si zotërinjve në Qeveri të cilët rrinë ulur, vetëm automjetet e tyre shpenzojnë derivate?!. Do të vazhdojmë me presionin e njejtë dhe më me rëndësi nuk guxojmë të heqim dorë sepse do ta humbim betejën", deklaroi Gievski.

Sindikatat kërkuan edhe kufizime të punës në kohë të caktuar në rrethana të jashtëzakonshme dhe në maksimum një vit, të drejtën e të shtunës ditë jopune dhe kontroll të shtuar të punës jashtë orarit, ulje të orarit të plotë të punës në javë 35-orëshe dhe heqje të javës me orar të punës prej 72 orëve në projekte strategjike.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov tha se punëtorët nga përbërja e re e pushtetit presin t'i respektojnë kërkesat e cekura.

"Sot jemi këtu t'u themi atyre që ata që do të ulen në kolltuqet e rehatshme se nuk mund të vendoset për ne, pa ne, se ne punëtorët zgjedhim dhe më pas presim prej tyre t'i respektojnë kërkesat tona. T'i porosisim të mos kujdesen vetëm për veten, të mos e keqpërdorin flamurin evropian kur është në dëm të punëtorëve, ndërkaq për 24 orë të votohen 78 për qind rritje e rrogave, ata të kënaqen ndërsa ne të vuajmë", theksoi Trendafillov.

Para Odës ekonomike foli edhe nënkryetari i LSM-së, Ivan Peshevski, i cili theksoi se çdo orë ndonjë punëtor e humbë jetën në vendin e punës, se të rinjtë nuk mund të vendosin për familje me kontratat në vepër dhe se rrogat e punëtorëve nuk mjaftojnë për një jetë dinjitoze.

"Ta dinë pronarët dhe pushteti se janë vjedhës të të gjithë vëllezërve dhe motrave tona të cilët na shohin nga jashtë, të cilët u larguan për shkaqe ekzistenciale sepse nuk patën t'u japin bukë fëmijëve të tyre, shkoni shikoni, dëgjoni problemet reale të këtyre njerëzve, të atyre të cilët ju vendosën në kolltuqet e juaja, dhe përse duhet t'ju votojnë, pyetni ata për problemet, jo të tregoni kush çka ka bërë apo nuk ka bërë", theksoi Peshevski.

Protetsta përfundoi para Qeverisë ku përfaqësuesit e pranishëm të sindikatave i përsëritën kërkesat. ab/

Foto/video: МIА dhe printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR