• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dita e pestë e fushatës zgjedhore- kandidatët për president i promovojnë platformat e tyre para qytetarëve

Dita e pestë e fushatës zgjedhore- kandidatët për president i promovojnë platformat e tyre para qytetarëve

Shkup, 8 prill 2024 (MIA) - Në ditën e pestë të fushatës së zgjedhjeve presidenciale, kandidatët për president përmes tubimeve, debateve si dhe takimeve me qytetarët i prezantojnë programet e tyre.

Kandidati i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni dhe president aktual, Stevo Pendarovski i cili do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve për mandatin e dytë do të mbajë tubim në komunat e Shkupit, Kisella Vodë dhe Aerodrom.

Kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, sot do të prezantojë programin e saj në Novaci, Demir Hisar dhe Manastir.

Kandidati për president të shtetit nga Fronti Evropian, Bujar Osmani do të jetë në komunën e Shuto Orizares ku do të mbajë panel diskutim me temën: Barazia, konsensusi dhe kohezioni social si dhe konferencë për media pas përfundimit të panelit.

Në Zyrën qendrore të koalicionit "VLEN", kandidati për president Arben Taravari do të mbajë konferencë për media.

Kandidati për kryetar të Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski do ta prezantojë programin me titull "Manifesti për Maqedoninë" në Ohër, Debërc, Velmej dhe Leshani ku do të zhvillojë takime me qytetarët në kejin e Ohrit, nëpër çarshinë e Ohrit dhe tregun e qytetit, si dhe do të vizitojë disa amvisëri në fshatin Velmej dhe fshatin Leshani.

Biljana Vankovska, kandidate për presidente nga E Majta e vazhdon fushatën e saj presidenciale me takime me qytetarët në Bogdanci dhe Gjevgjeli.

Mbrëmë kandidatët për presidentë kanë dërguar disa mesazhe kryesore në tubimet dhe takimet e tyre me qytetarët.

Stevo Pendarovski në tubimin e djeshëm parazgjedhor në Ohër tha se VMRO-DPMNE-ja opozitare në vitet e fundit “de fakto” është në të njëjtat qëndrime antimaqedonase si Bullgaria dhe përkrah obstruksionet që vijnë nga ajo anë.

"Premtuam se do ta bëjmë Maqedoninë anëtare të NATO-s dhe këtë e bëmë pas 25 vitesh status kandidat. Bëmë hap të madh para edhe në negociatat me BE-në pas 17 vitesh ku hapëm negociatat. Fatkeqësisht, në momentin kur më së paku e prisnim, fqinji ynë lindor veproi tërësisht si antievropian dhe na bllokoi në atë rrugë. Mirëpo edhe me këtë mund të luftonim lehtësisht nëse brenda vendit nuk do të kishim opozitë që ‘de fakto’ është në të njëjtat qëndrime antimaqedonase dhe përkrah të gjitha obstruksionet që vijnë nga ajo anë", theksoi Pendarovski.

Siljanovska Davkova në prezantimin e programit të saj parazgjedhor para qytetarëve të Koçanit ka dërguar mesazh se është koha që një qeveri e përgjegjshme të formojë një trup të gjerë ekspertësh që do të përcaktojë problemet në Kushtetutë, sepse siç tha ajo, “është e pjekur për ndryshime”.

"E di që Kushtetuta është e pjekur për ndryshime dhe mendoj se është koha e fundit që një qeveri e përgjegjshme të krijojë një trup të gjerë ekspertësh që do të përcaktojë problemet në të. Ka gjëra që duhen ndryshuar për të pasur një shtet të qëndrueshëm dhe funksional, institucione të fuqishme dhe individë të dobët, sepse në të kundërtën kërcënohet demokracia. Unë do të duhet të jem një nga ata që do t'i ndryshojë gjërat", tha Siljanovska Davkova.

Македонија мора да продолжи да се развива како држава. За да станеме членка на Европската унија првенствено треба да ја средиме да личи, да биде стабилна и да е самоодржлива држава. Треба да

Kandidati për president nga Lëvizja ZNAM, Maksim Dimitrievski në tubimin e djeshëm në Ohër theksoi se që vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian para së gjithash duhet të jetë shtet stabil dhe i vetëqëndrueshëm.

-Не сум тука само да учествувам. Одиме по потешкиот пат. Поведро и подонстоинствено не можеме да го направиме тоа. Сѐ штo треба да направиме е да ги мотивираме граѓаните зад параванот, рече к

Ndërkohë, E Majta mbrëmë në Kuvendin popullor në Tetovë e prezantoi programin zgjedhor “Po ia kthejmë dinjitetin kombit” të kandidates së tyre për presidente Biljana Vankovska e cila tha se është kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë dhe theksoi se kundërshtarët e saj po ikin nga ballafaqimet e drejtpërdrejta, për të cilat tha se nuk i ngjason një demokracie.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR