• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dita e dytë e protestës paralajmëruese në MIA

Dita e dytë e protestës paralajmëruese në MIA

Shkup, 28 korrik 2023 (MIA) - Të punësuarit në Agjencinë Informative Mediatike sot përsëri dolën në protestë paralajmëruese në orën 11, gjatë kohës së pauzës, para hapësirave të agjencisë. 

Edhe në ditën e dytë të protestës paralajmëruese, e mbështetur nga SPMPM, ata i përsëritën kërkesat  dërguar Qeverisë. 

Si më urgjente e vlerësojnë kërkesën e tyre për rritje të pagave për 30 për qind. 

"Kjo është 2,5 herë më pak se 78 për qindëshi aq sa ishte rritja e fundit e pagave të funksionarëve. Përderisa për kërkesat e tjera janë të nevojshme zgjidhje sistemore, kërkesa për rritjen e pagave është më e lehtë për zgjidhje dhe duhet vetëm të vendoset në rend dite në mbledhjen e Qeverisë", thonë të punësuarit nga MIA. 

Nga SPGPM theksojnë se liria e mediave dhe liria e shprehjes, e madje edhe lufta kundër lajmeve të rreme janë të pamundura nëse gazetarët dhe punonjësit mediatikë kanë paga nën mesataren, ndërsa sipas të dhënave zyrtare neto paga mesatare në maj të vitit 2023 ishte 36.465 denarë përderisa pagat e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë në MIA janë për më shumë se 6.000 denarë më të vogla se mesatarja. 

Protesta e të punësuarve në Agjencinë Informative Mediatike do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri në përmbushjen e kërkesave. 

"Nëse nuk na përmbushen kërkesat, ekziston mundësia edhe për radikalizim të shprehjes së revoltës", thonë nga agjencia. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR