Diskutimet e KSE-së për pagën minimale pas Propozim-buxhetit do të kthehen me vërejtjet dhe amendamentet nga deputetët
- Kur të kthehet Buxheti nga debati fillestar parlamentar me vërejtje dhe propozimet për amendamentet e deputetëve, do të mbahet seanca e Këshillit Socialo - Ekonomik, në të cilën do të rishikohen zërat për rritjen e pagave këtë dhe vitin e ardhshëm, tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:44, 25 tetor, 2024
Shkup, 25 tetor 20254 (MA) - Kur të kthehet Buxheti nga debati fillestar parlamentar me vërejtje dhe propozimet për amendamentet e deputetëve, do të mbahet seanca e Këshillit Socialo - Ekonomik, në të cilën do të rishikohen zërat për rritjen e pagave këtë dhe vitin e ardhshëm, tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.
Sipas ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi, kërkesat e sindikalistëve, si rritja e pagës minimale, do të vendosen në rendin e ditës për periudhën e ardhshme dhe do të diskutohet nëse ka mundësi për rritjen e saj.
"Në seancën e fundit të Këshillit Social - Ekonomik morëm premtim nga kryeministri dhe ministri i Ekonomisë që pasi të kalojnë filtrin fillestar në Qeveri dhe Komisionin Parlamentar, kur ta kthejnë Propozim-buxhetin me vërejtje dhe propozime për amendamentet e deputetëve, do të mbahet seanca e Këshillit Social - Ekonomik, ku do të shohim zërat për rritjen e pagave që duhet të ndodhë këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Personalisht më inkurajon ajo që retorika nga 'nuk ka, nuk ka, nuk ka', dalëngadalë po po gjenden fonde për rritjen e pagave në sektorët që nuk morën pagë këtë vit. Rritja e pagës minimale duhet të parashikohet në buxhetin e ri, por do të duhet të parashikohen mjet4e edhe këtë vit nëse kjo ndodh sa më shpejt, pasi jeta e qytetarëve po shtrenjtohet, ndaj është e vështirë të mbijetohet me 370 euro, kur shporta sindikale është mbi 1.000 euro", deklaroi Trendafilov, duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para mbajtjes së Javës Evropiane të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Durmishi është decid se rritja apo ulja e pagës minimale në gjendje të jashtëzakonshme mund të diskutohet dhe debatohet vetëm në kuadër të Këshillit Social Ekonomik, mes sindikatave dhe punëdhënësve.
"Dy javë më parë është formuar ky organ dhe në periudhën në vijim do të vendosen në rend dite kërkesat e tyre, siç është paga minimale dhe do të diskutohet nëse ka apo jo mundësi, për rritjen e saj. Marrja e vendimeve ad-hok për rritjen e pagës minimale në rast emergjence nuk rregullon ekonominë", tha Durmishi.
Në pyetjen se si e komenton Propozim-ligjin për rritjen e pagës minimale që e solli LSDM-ja, Durmishi u përgjigj se qeveria e mëparshme e kishte lënë ekonominë në një gjendje katastrofike. Ai gjithashtu porositi se “kanë më shumë punë në partinë e tyre sesa të merren me pagën minimale”. qa/bsh/
Foto: MIA