• e hënë, 23 dhjetor 2024

Diskutim publik për propozim-ligjet nga fushata "Të gjithë së bashku për administratë publike profesionale dhe cilësore"

Diskutim publik për propozim-ligjet nga fushata

 Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Administratës Publike (MAP) me mbështetjen e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), sot në Shkup organizon diskutim publik për propozim-ligjet në kuadër të fushatës "Të gjithë së bashku për administratë publike profesionale dhe cilësore" me pjesëmarrjen e administratës komunale.

Siç është paralajmëruar, debatin publik me fjalime hyrëse do ta hapin ministri i Administratës Publike Goran Minçevi, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski dhe Orce Gjorgjievski, kryetar i BNJVL-së. 

 "Në ngjarje do të trajtohen sfidat kryesore në sfera të ndryshme të punës së administratës dhe institucioneve nga sektori publik, por edhe do të diskutohet për zgjidhjet më të fundit ligjore të propozuara në fushën që sërish i hapim për opinionin në drejtim të zgjidhjeve më të mira për rregullimin e punës së administratës publike", paralajmëroi Ministria e Administratës Publike.

 Foto: Ministria e Administratës Publike

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR