• e mërkurë, 03 korrik 2024

Disa pjesë të Sarajit, Çairit dhe Aerodromit pa rrymë

Disa pjesë të Sarajit, Çairit dhe Aerodromit pa rrymë

Shkup, 19 mars 2024 (MIA) - Pa energji elektrike sot prej orës 9 deri në orën 12 do të mbeten një pjesë e banorëve në hyrje të fshatit Krushopek, ndërsa prej orës 10 deri në orën 15 një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga "4" në Saraj. 

Në periudhën kohore prej orës 8:30 deri në orën 15:30 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve në rrugët "Brigada Maqedonase - Kosovare", "Nikolla Malesheski" dhe një pjesë e rrugës "Xhon Kenedi" nr. 27 në komunën Çair. 

Pa rrymë sot prej orës 9 deri në orën 15 do të jenë një pjesë e rrugëve "2" dhe "10" në Lisiçen e Poshtme, komuna Aerodrom. 

Siç bëri të ditur QRMK - Shkup, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR