Disa komuna të Shkupit pa rrymë
- Pa energji elektrike sot nga ora 8:30 deri në orën 14:00 do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugës "Maksim Gorki" dhe rajoni i Shtëpisë së Ndërtuesve në Komunën Qendër.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:23, 25 prill, 2024
Shkup, 25 prill 2024 (MIA) - Pa energji elektrike sot nga ora 8:30 deri në orën 14:00 do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugës "Maksim Gorki" dhe rajoni i Shtëpisë së Ndërtuesve në Komunën Qendër.
Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14:00 sot pa rrymë do të jenë një pjesë e madhe e konsumatorëve të rrugës "Rinhini" në Komunën Gjorçe Petrov, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 10:30 një pjesë e konsumatorëve të fshatit Vizbeg, Mirkovc, Brazdë, Glluvë, Çardak, Orizare.
Pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 15:00 sot do të jenë konsumatorët e rrugës "Kavalska" në Komunën e Kisella Vodës, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 12:00 konsumatorët e rrugës së Lisiçes së Poshtme, nga Kodakoplasti, drejtë Paci Petrol deri te lumi, nga kisha "Shën Petar dhe Pavle" përmes rrugës drejtë Lisiçes së Poshtme në Komunën Aerodrom.
Pa energji elektrike spt nga ora 9:00 deri në orën 10:00 do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugës "4031" në fshatin Marinë, Komuna Ilinden, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 13:00 konsumatorët e bulevardit "Boris Trajkovski", nga Tehnoskopi deri te unaca para Draçevës.
Në periudhën nga ora 10:30 deri 12:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e fshatit Sandevë, Banjane, Gornjane, pjesë e Mirkovcit, ndërsa nga ora 13:00 deri në orën 15:00 një pjesë e konsumatorëve të vendosur në rrugë "Isaija Mazhovski" dhe Voin Drashkovci" në Komunën e Gjorçe Petrovit.
Siç njoftojnë nga QRMK - Shkup, ndërprerjet janë për shkak të operacioneve teknike të planifikuara të shpërndarjes së energjisë elektrike të Qytetit të Shkupit. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s