Dimovska: Sekretarët e përgjithshëm janë nxitës të dialogut ndërparlamentar
- СООПШТЕНИЕ - На Состанокот на генерални секретари на Парламентарното собрание на Медитеранот (ПАМ) на кој учествуваат генералната секретарка на Собранието, Марина Димовска и заменик-генералниот секретар, Никола Ѓошевски, се одржаа две дискусии.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:38, 23 maj, 2025
Shkup, 23 maj 2025
Në Takimin e Sekretarëve të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (APM) u zhvilluan dy diskutime, ku morën pjesë sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Nikolla Gjoshevski.
Në diskutimin në tryezën e rrumbullakët "Kontributi i anëtarëve të APM-së në marrëveshjen për të ardhmen e Kombeve të Bashkuara", përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara mbajti prezantim mbi Marrëveshjen për të ardhmen duke theksuar prioritetet kryesore të Marrëveshjes. Ai gjithashtu trajtoi rëndësinë e parlamenteve në procesin e miratimit, si dhe në mbikëqyrjen e zbatimit.
Në diskutimin që pasoi, Dimovska theksoi se sekretarët e përgjithshëm, përmes shërbimit të tyre, nuk janë vetëm organizatorë të proceseve parlamentare, por janë edhe kujtesa institucionale që nxit dialogun ndërparlamentar.

Në diskutimin që shënoi 20-vjetorin e APM-së, pjesëmarrësit ranë dakord që Takimi i Sekretarëve të Përgjithshëm është forum i rëndësishëm, formati i të cilit duhet të përmirësohet dhe temat e diskutimit duhet të përqendrohen në digjitalizimin e parlamenteve, pjesëmarrjen e të rinjve në parlamentarizëm dhe avancimin e funksionit mbikëqyrës të parlamenteve.
Në margjinat e Takimit, Dimovska dhe Gjoshevski u takuan me kolegët e tyre nga Maroku, Mali i Zi, Franca, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Temë e përbashkët e takimeve ishin mundësitë dhe fushat e bashkëpunimit midis shërbimeve dhe diplomacia parlamentare në nivelin e sekretarëve të përgjithshëm.
Kuvendi i RMV-së
Fotо Kuvendi i RMV-së