Dimitrievski: Nuk i sulmojmë subjektet politike, zhvillojmë fushatë pozitive
- Si parti nuk shpallim moratoriume, sepse nuk kemi qëllim dhe nuk sulmojmë subjekte politike, udhëheqim fushatë pozitive, tha sot lideri i Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë dhe kandidat presidencial, Maksim Dimitrievski duke komentuar deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së në të cilën shpalli morateriume në kuadër të fushatës zgjedhore.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:48, 19 prill, 2024
Shkup, 19 prill 2024 (MIA) - Si parti nuk shpallim moratoriume, sepse nuk kemi qëllim dhe nuk sulmojmë subjekte politike, udhëheqim fushatë pozitive, tha sot lideri i Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë dhe kandidat presidencial, Maksim Dimitrievski duke komentuar deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së në të cilën shpalli morateriume në kuadër të fushatës zgjedhore.
Dimitrievski në deklaratën pas takimit me qytetarët në Shkup, në lidhje me thirrjen e kryetarit të VMRO-DPMNE-së për sigurimin e bashkimit kombëtar maqedonas, theksoi se pas mbarimit të zgjedhjeve, para fillimit të negociatave, lëvizja planifikon të lëshojë një deklaratë që përcakton atë që ajo i quan "vijat e kuqe maqedonase".
Ai e përjashtoi mundësinë për çfarëdo lloj bashkëpunimi pas zgjedhjeve me kryesinë aktuale të LSDM-së dhe theksoi se veprimet e kaluara të pushtetit dhe opozitës vërtetuan se ka pasur bashkëpunim mes tyre edhe përkundër qëndrimeve të ndryshme të shprehura në opinion.
Edhe pse janë të hapur për bashkëpunim, megjithatë, theksoi se ZNAM do të veprojë si subjekt politik i pavarur.
Ai nënvizoi se bashkimi kombëtar maqedonas është një nga prioritetet e lëvizjes ZNAM. qa
Foto: Arkivi i MIA-s
Димитриевски: Не напаѓаме политичи субјекти, водиме позитивна кампања
Скопје,19 април 2024 (МИА) – Како партија не прогласуваме мораториуми, бидејќи немаме намера и не напаѓаме политичи субјекти, водиме позитивна кампања, рече денеска лидерот на Движењето ЗНАМ - За наша Македонија и претседателски кандидат Максим Димитриевски коментирајќи ја изјавата на претседателот на ВМРО-ДПМНЕ во која прогласи мораториум за ненапаѓање во рамки на изборната кампања.
Димитриевски во изјава по средбата со граѓани во Скопје, во однос на повикот на претседателот на ВМРО-ДПМНЕ за обезбедување на македонско национално единство, посочи дека по завршување на изборите, пред да започне какви било преговори, движењето планира да излезе со декларација за дефинирање на, како што рече, „македонските црвени линии“.
Ја исклучи можноста за каква било соработка после изборите со актуелното раководство на СДСМ и посочи дека изминатите постапки на власта и опозицијата потврдувале дека помеѓу нив постоела соработка и покрај различните ставови изнесени во јавноста.
Иако се отворени за сорботка, сепак, посочи дека ЗНАМ ќе делува како независен политички субјект.
Подвлече дека македонското национално единство е еден од приоритетите на движењето ЗНАМ.
Фото:МИА архива