• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dimitrieska-Koçoska e mori funksionin ministre e Financave, u obligua për përkushtim dhe punë të ndershme

Dimitrieska-Koçoska e mori funksionin ministre e Financave, u obligua për përkushtim dhe punë të ndershme

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Gordana Koçoska Dimitrieska sot në mëngjes e mori funksionin ministre e Financave nga ministri i deritanishëm, Fatmir Besimi.

"E mora këtë funksion nga paraardhësi im, ish-ministri Fatmir Besimi, duke u obliguar për përkushtim dhe punë të ndershme gjatë kryerjes së funksionit", shkroi ministrja Dimitrieska-Koçoska në profilin e saj në FB.

Besimi, i cili me resorin kryesoi nga shtatori i vitit 2020 e njoftoi ministren e re me aktivitetet rrjedhëse dhe projektet në të cilat po punohet në Ministrinë e Financave. Me atë rast u cek se Minsitria ka rol të rëndësishëm dhe se është me rëndësi të zbatohen reforma të cilat do të sigurojnë qëndrueshmëri në financa dhe rritjen ekonomike.

Dimitrieska-Koçoska është pjesë e Qeverisë së kryeminsitrit Hirstian Mickoski, e cila u votua dje në Kuvend.

Ka lindur më 6 qershor 1983 në Tetovë. Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Shkup në Universitetin “Sh. Cirili dhe Metodi” ku ishte studente e gjeneratës me mesatare 9,55, pas së cilës magjistroi në shkencat ekonomike nga fusha e menaxhimit financiar në Institutin Ekonomik të Shkupit.

Nga gjuhët e huaja ajo njeh shkëlqyeshëm anglishten, ndërsa flet edhe spanjishten, kurse nga njohuritë kompjuterike Microsoft.

Krahas angazhimit si zëvendësministre plotësuese të Financave në Qeverinë teknike në vitin 2020, nga viti 2018 deri në vitin 2020 dhe nga viti 2020 deri në vitin 2024 ka punuar si konsulente financiare në fushën e kontrollit, financave dhe tatimeve. Nga viti 2014 deri në vitin 2017 është anëtare e Këshillit drejtues dhe drejtoreshë për Financa në SHA Elektranat e Maqedonisë, ndërsa para kësaj ka punuar shtatë vite në Departamentin e Bankave korporative në Stopanska banka SHA Shkup dhe një vit në Ministrinë e Financave, kabinetin e ministrit në Sektorin e borxhit publik dhe Departamentin e njësive të vetëqeverisjes lokale. 

foto: Ministria e Financave

 

QËNDRONI TË LIDHUR