• e premte, 05 dhjetor 2025

Dimitrieska Koçoska: Institucionet e forta janë motori i vërtetë i ndryshimeve të qëndrueshme

Dimitrieska Koçoska: Institucionet e forta janë motori i vërtetë i ndryshimeve të qëndrueshme

Shkup, 23 qershor 2025 (MIA) - Institucionet e forta janë motori i vërtetë i ndryshimeve të qëndrueshme. Ata e kthejnë vizionin në rezultate, theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në sesionin përfundimtar të Mbledhjes vjetore të Bordit Drejtues të Forumit-CEF, të mbajtur në Beçiqi, Mal të Zi.

Siç kumtoi sonte Ministria e Financave, në fjalim, ministrja ka theksuar se zhvillimi institucional nuk është plotësim i reformave, por bazë e tyre.

Ajo theksoi se institucionet publike duhet të jenë me orientim strategjik, të veprojnë me integritet dhe të reagojnë me shkathtësi ndaj sfidave, veçanërisht në menaxhimin me financat publike.

"Aftësia jonë të zbatojmë reforma, nuk varet vetëm nga strategjitë dhe planet aksionare, por nga kapaciteti dhe rezistenca e institucioneve që i zbatojnë ato ndryshime", ka theksuar Dimitrieska-Koçoska.

Prandaj, siç ka theksuar Dimitrieska Koçoska, Ministria e Financave ka vendosur zhvillimin institucional në themel të strategjisë së saj reformuese me formimin e Akademisë për financa publike që është dëshmi për atë përkushtim.

"Akademia nuk është vetëm qendër për trajnim, por shtytës për ndërtimin e kompetencave dhe kulturë e përhershme e mësimit", ka shtuar ajo.

Në Forum, Dimitrieska-Koçoska theksoi edhe vlerën e dialogut rajonal dhe mësimit të përbashkët, me ç'rast dërgoi mirënjohje ndaj partnerëve ndërkombëtar për mbështetjen e tyre përmes ndihmës teknike, këshillimit dhe programeve për ndërtimin e kapaciteteve.

"Ministrja dërgoi edhe një falënderim të veçantë për Bordin Drejtues të CEF për besimin dhe lidershipin, me rastin e marrjes së kryesimit me Bordin Drejtues nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Financave. sa/

Foto: Ministria e Financave

QËNDRONI TË LIDHUR