• e enjte, 27 qershor 2024

Digjet një makinë para sheshit “Skënderbeu”, është shuar nga intervenimi i shpejtë i zjarrfikësve

Digjet një makinë para sheshit “Skënderbeu”, është shuar nga intervenimi i shpejtë i zjarrfikësve

Shkup, 22 gusht 2023 (MIA) - Në sheshin “Skënderbeu”, në hyrjen para Çarshisë së Vjetër të Shkupit paraditen e sotme ka marrë flakë një makinë e cila është shuar me ndërhyrjen e ekipeve të zjarrfikësve.

Siç deklaroi pronari për MIA-n, automjeti i markës “ford” ka marrë flakë derisa ai ka qenë brenda makinës.

"Nuk e di si ka marrë flakë, ka filluar të digjet nga kapaku, kam dalë me shpejtësi nga automjeti", ka thënë pronari i makinës. Pas shpërthimit të zjarrit, nëpunësit e Parkingut të qytetit e kontrolluan trafikun që të mos afrohen automjete të tjera tek automjeti i përfshirët nga flakët derisa arritën ekipet e policisë dhe zjarrfikësve.

Ekipi i zjarrfikësve me katër zjarrfikës ka mbërritur brenda pak minutash pas shpërthimit të zjarrit ku pas një kohe të shkurtër është vënë nën kontroll. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR