Digjet një makinë e parkuar në qendër të Tetovës
- Rreth orës 17 ka shpërthyer zjarr në një makinë të parkuar në oborrin e shkollës fillore “Liria” në Tetovë. Intervenoi Njësiti Territorial Zjarrfikës i Tetovës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:44, 24 gusht, 2023

Tetovë, 24 gusht 2023 (MIA) - Rreth orës 17 ka shpërthyer zjarr në një makinë të parkuar në oborrin e shkollës fillore “Liria” në Tetovë. Intervenoi Njësiti Territorial Zjarrfikës i Tetovës.
"Pas raportimit menjëherë jemi nisur për ndërhyrje. Makina e markës "reno" me targa të Tetovë, pasur edhe shpërthimi, makina ka qenë me pajisje gazi. Zjarri është shuar plotësisht", informoi Avni Ameti, komandant i Njësitit Territorial të Zjarrfikjes së Tetovës.
Gjatë pushimeve verore Komuna e Tetovës një pjesë të oborreve të shkollave i ka kthyer në parkingje falas.
Foto: NJTZ Tetovë