• e martë, 09 korrik 2024

Digjen dy makina në Shkup, nuk ka të lënduar

Digjen dy makina në Shkup, nuk ka të lënduar

Shkup, 16 korrik 2023 (MIA) - Në SPB - Shkup në mëngjesin e sotëm në orën 2:25 është raportuar se në bulevardin "Vidoe Smilevski - Bato" në Shkup ka rënë zjarr në një automjet të udhëtarëve "Volksvagen Golf" me targa të Shkupit, në pronësi të E.D. (38) nga Shkupi.

 "Nga ekipi i Brigadës  për Mbrojtje nga Zjarri Shkup zjarri është shuar, ndërsa nuk ka persona të lënduar", thuhet në buletinin e MPB-së.

 Në rastin e dytë, ndërkaq,  mëngjesin e sotëm në orën 3:25, në SPB Shkup është raportuar se në oborrin e shtëpisë së shtetasit B.L.(48) nga fshati Kadino të Shkupit, Komunës së Ilindenit, ka rënë zjarr në automjetin “Fiat 500” me targa  të Shkupit.

 Pronari vetë e ka shuar zjarrin,  dhe nuk ka persona të lënduar. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR