Dibala shpjegoi pse e festoi golin e Romës kundër Juventusit, për të cilin luajti shtatë vjet
- Sulmuesi i Romës, Paulo Dibala, iu drejtua tifozëve të Juventusit, të cilët e kritikuan argjentinasin për festimin e fitors ndaj ish-skuadrës së tij në xhiron e 25-të të Serisë A.
- Post By Lindita Sulejmani
- 13:09, 6 mars, 2023
Romë, 6 mars 2023 (MIA) - Sulmuesi i Romës, Paulo Dibala, iu drejtua tifozëve të Juventusit, të cilët e kritikuan argjentinasin për festimin e fitors ndaj ish-skuadrës së tij në xhiron e 25-të të Serisë A.
"E di që është e vështirë, por sot luaj për një ekip tjetër dhe me partnerë të ndryshëm, të cilët duhet t'i respektoj! Fitorja nuk është kurrë e lehtë, kjo ishte e rëndësishme për ne. E festova fitoren me miqtë e mi. Ju dërgoj të gjithëve një përqafim të madh dhe ju dua", qëndron në fjalimin e Dibalës, drejtuar fansave të "Zonjës së Vjetër".
Sulmuesi 29-vjeçar u transferua në Romë verën e kaluar. Më parë, ai ka luajtur për Juventusin shtatë sezone.
Dibala këtë sezon ka luajtur 18 ndeshje në Serie A, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë shtatë asistime. ls/
Foto: EPA