• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dhunë ndaj policisë, gaz lotsjellës, ujë në protestën e opozitës shqiptare para bashkisë së Tiranës

Dhunë ndaj policisë, gaz lotsjellës, ujë në protestën e opozitës shqiptare para bashkisë së Tiranës

Tiranë, 10 qershor 2024 (MIA) - Opozita shqiptare sot e mbajti seancën e 11-të me radhë para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit Erion Veliaj.

Protesta, e cila ka zgjatur 1 orë e 30 minuta, si dhe ato të mëparshme u pasuan me tensione dhe përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve që po tentonin të çanin kordonin e policisë.

Përveç gomave të djegura, ata kanë gjuajtur ndaj policisë me vezë dhe gjëra të forta, me ç'rast njëri prej tyre është lënduar në kokë, pas së cilës policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe toptha uji, nga të cilat, sipas burimeve partiake, është lënduar Klevis Baliu nga Partia Demokratike.

Pjesëmarrësit mbanin një model, në të cilin Veliaj përfaqësohet si i burgosur.

Në fjalën drejtuar të pranishmëve, demokrati, Belind Keliçi, kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e fundit, akuzoi se ndër të tjera Veliaj së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë vjedhur 132 milionë euro nga tenderët e kryer për ndërtimin e inceneratorit të mbetjeve në Tiranë, 30 milionë euro me kompaninë 5D, për të cilën tashmë po aq drejtues nga bashkia janë në paraburgim.

Ai tha se nuk do të heqin dorë nga protestat derisa Veliaj të largohet, duke paralajmëruar një protestë të re për të mërkurën.

Paraprakisht Ora Njuz publikoi se Prokuroria Speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK, ka filluar hetimin, pas një denoncimi anonim, por me informacione detajore për kryetarin e komunës së Tiranës, Erion Veliaj dhe anëtarët e familjes së tij. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR