• e premte, 05 dhjetor 2025

"Dhjetëshen" legjendare në Barcelonë do ta bart Jamali

Barcelonë, ​​27 qershor 2025 (MIA) – Lojtari i reprezentacionit të Spanjës, Lamin Jamal i cili në korrik do ta festojë ditëlindjen e tij të 18-të, do ta veshë fanellën legjendare të Barcelonës me numrin 10, të cilën në të kaluarën e mbante argjentinasi Lionel Mesi.

Drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur t’ia ofrojnë fanellën ikonike Jamalit përpara sezonit 2025/2026, raportoi sot gazeta spanjolle "Mundo deportivo" duke shtuar se ky veprim vjen pas transferimit të Ansu Fatit si lojtar i huazuar te Monako, me çka "dhjetëshja" ikonike mbetet e lirë.

Fanella me numër 10 te Barcelona nuk është vetëm një numër, por një simbol. Nga Rivaldo dhe Ronaldinjo te Lionel Mesi, "dhjetëshja" simbolizon kreativitetin, zgjuarsinë dhe lidershipin.

Gazeta thekson se vendimi i klubit për t’ia dhënë Jamalit fanellën me numër 10, pasqyron besimin në potencialin e tij afatgjatë dhe atraktivitetin global.

FOTO: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR