• e diel, 19 prill 2026

Dhjetë persona të hospitalizuar, mbi 150 të evakuuar pas zjarrit të madh në një ndërtesë banimi në qytetin rumun Konstanca

Dhjetë persona të hospitalizuar, mbi 150 të evakuuar pas zjarrit të madh në një ndërtesë banimi në qytetin rumun Konstanca

Bukuresht, 15 prill 2026 (MIA) - Nëntë persona, përfshirë katër fëmijë, u hospitalizuan mbrëmë në Spitalin e rrethit në qytetin rumun Konstanca në Detin e Zi, pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë banimi në lagjen Anri Koanda. 

Një burrë 64-vjeçar është në gjendje kritike me djegie në pothuajse 80 për qind të trupit të tij, kumtoi Inspektorati i rrethit të Konstancës. Një burrë tjetër 58-vjeçar ka djegie në rreth gjashtë për qind të trupit të tij.

Gjashtë persona, përfshirë një grua, pësuan djegie në duar dhe kanë thithur tym. Ata morën terapi me oksigjen, kurse tre prej tyre refuzuan hospitalizimin. 

Katër fëmijë, të moshës midis 10 dhe 17 vjeç, thithën tym dhe u hospitalizuan për vëzhgim. 

Kuvendi i qytetit të Konstancës njoftoi se gjithsej 157 persona u evakuuan për shkak të zjarrit në ndërtesën banuese. 

Në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe të shumta nga Shërbimi i Zjarrfikësve, Shërbimi mobil për raste urgjente dhe Inspektorati për raste urgjente. Zjarri është shuar. ls/

Foto: Arkiv 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR