Dhjetë persona janë lënduar si pasojë e zjarrit në një fabrikë në Stamboll
- Dhjetë persona janë lënduar nga zjarri i madh që shpërtheu sot në një fabrikë të produkteve mjekësore në lagjen Esenjurt të Stambollit. Zjarri, shkaqet e të cilit ende nuk janë përcaktuar, ka përfshirë një ndërtesë trekatëshe.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:30, 15 nëntor, 2024
Ankara, 15 nëntor 2024 (MIA) - Dhjetë persona janë lënduar nga zjarri i madh që shpërtheu sot në një fabrikë të produkteve mjekësore në lagjen Esenjurt të Stambollit. Zjarri, shkaqet e të cilit ende nuk janë përcaktuar, ka përfshirë një ndërtesë trekatëshe.
Punëtorët janë evakuuar menjëherë dhe në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca të shumta, zjarrfikëse dhe policë. Të lënduarve, të cilët kanë thithur tym, iu është dhënë ndihma e parë.
Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit.
Foto: Arkivi