• e premte, 05 dhjetor 2025

Dhjetë persona janë arrestuar në Greqi për skandalin me subvencionet bujqësore të BE-së

Dhjetë persona janë arrestuar në Greqi për skandalin me subvencionet bujqësore të BE-së

Athinë, 27 tetor 2025 (MIA) - Dhjetë persona kanë marrë masë paraburgimi, mes të cilëve dhe personi i cili konsiderohet si udhëheqës i grupit kriminal të përfshirë në skandalin më subvencionet bujqësore evropiane të përfituara në mënyrë të paligjshme përmes Agjencisë për menaxhimin e subvencioneve nga BE-ja (OPEKEPE), publikuan mediat greke, njofton korrespodentja e MIA-s nga Athina. 

Pasi javën e kaluar u arrestuan 37 persona, të cilët po ndiqen penalisht për rastin konkret, janë duke u zhvilluar marrjet në pyetje para gjykatës hetuese evropiane. 

Personi i cili konsiderohet si udhëheqësi i organizatës kriminale, një burrë 38-vjeçar nga qyteti i Janicës, sipas mediave në Greqi, pranoi atë për të cilën akuzohet, por jo se është udhëheqës i organizatës kriminale, por se të gjithë, si dhe ai personalisht, vepruan individualisht. 

Të arrestuarit për skandalin janë nga gjashtë pjesë të ndryshme të Greqisë, të akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, mashtrim të lidhur me grantet, përvetësim të vërtetimeve të falsifikuara dhe larje të parave. 

Vlerësimi i policisë greke se nga i gjithë aktiviteti i organizatës, nga viti 2018 deri më sot, dëmi i shkaktuar ndaj interesave të BE-së dhe shtetit grek arrin në të paktën pesë milionë euro, ndërsa kur hetimi të përfundojë plotësisht, dëmi pritet të kalojë dhjetë milionë euro. 

Për skandalin me subvencionet bujqësore evropiane, prokurorja evropiane Laura Koveshi në konferencë për shtyp në Athinë muajin e kaluar theksoi se "për vite me radhë, kriminelët, me ndihmën e nëpunësve civilë dhe funksionarëve të lartë, vodhën para evropiane që kishin për qëllim të ndihmonin fermerët e palodhur dhe të ndershëm të kultivonin këtë tokë të bukur, ndërsa jo për disa njerëz të blinin vila dhe automjete luksoze", por edhe se "OPEKEPE mbetet akronim për korrupsion dhe nepotizëm". rq/

 

QËNDRONI TË LIDHUR