• e premte, 05 dhjetor 2025

Dezinsektim tokësor kundër mushkonjave në Shkup

Dezinsektim tokësor kundër mushkonjave në Shkup

Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se prej sot fillon dezinsektimi tokësor i zonës së qytetit, me qëllim shkatërrimin e formave të rritura dhe larvave të mushkonjave. Aksioni do të kryhet natën, nga ora 22:00 deri në orën 03:00, dhe do të zgjasë deri të enjten, më 24 korrik.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, ai do të realizohet ditën e parë të nesërme, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, në terminin e njëjtë. 

Autoritetet e qytetit u bëjnë thirrje bletarëve që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve gjatë periudhës së dezinfektimit. ls/ 

Foto:Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR