Dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave sot dhe nesër në Shkup
- – Qyteti i Shkupit informon se sot dhe nesër në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet dezinsektim me aeroplan kundër formave të mëdha të mushkonjave, ndërsa më 30 qershor dezinsektim tokësor.
- Post By Fitore Curri
- 09:48, 28 qershor, 2025
Shkup, 28 qershor 2025 (MIA) – Qyteti i Shkupit informon se sot dhe nesër në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet dezinsektim me aeroplan kundër formave të mëdha të mushkonjave, ndërsa më 30 qershor dezinsektim tokësor.
Dezinsektimi tokësor, siç informuan nga Qyteti i Shkupit, do të realizohet deri më 3 korrik, në periudhën prej orës 22 deri në orën 3.
Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, ai do të realizohet ditën e parë të nesërme, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, në terminin e njëjtë.
Njoftohen bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s