• e hënë, 23 dhjetor 2024

Detektor: Anëtarësimi në NATO është vendim i mirë, por kjo nuk do të na çojë më shpejt në BE

Detektor: Anëtarësimi në NATO është vendim i mirë, por kjo nuk do të na çojë më shpejt në BE

Shkup, 18 qershor 2023 (MIA) - Hulumtimi i fundit i mendimit publik i realizuar nga Instituti për Hulumtime Politike - Shkup (IHPSH) për Detektor tregon se shumica e qytetarëve konsiderojnë se anëtarësimi në NATO është vendim i mirë, por kjo nuk do ta përshpejtojë procesin eurointegrues, theksohet në analizën e Detektorit.

Sipas sondazhit, 57.5% e të anketuarve konsiderojnë se anëtarësimi në NATO është vendim i mirë, ndërsa 27.9% se është një vendim i keq. Sipas strukturës etnike të të anketuarve, maqedonasit janë përafërsisht të ndarë, ndonëse shumica ose 48,9% konsiderojnë se anëtarësimi në NATO është vendim i mirë, ndërsa 33,6% janë të bindur për të kundërtën. Në mesin e shqiptarëve etnikë nuk ka thuajse asnjë dilemë - 85.1% konsiderojnë se anëtarësimi në NATO është vendim i mirë, ndërsa vetëm 11.1% se është vendim i keq.

"Sipas strukturës së moshës, anketa tregon se qytetarët e rinj janë më të bindur se vendimi për anëtarësim në NATO është një vendim i mirë, megjithëse përqindjet nuk ndryshojnë ndjeshëm. Pak më shumë se gjysma e të anketuarve, apo 51.5%, konsiderojnë se me hyrjen në NATO është rritur siguria e vendit, ndërsa 36.1% mendojnë se nuk është kështu", thuhet në kumtesë.

Nga Detektori thotë se krahasimi me sondazhin që IHPSH e realizoi në vitin 2019, nuk tregon ndonjë ndryshim domethënës mes atyre që besojnë se anëtarësimi në NATO ka rritur sigurinë në vend, ndërsa ka një rritje të ndjeshme të atyre që janë të bindur për të kundërtën.

"Edhe për këtë çështje, analiza e strukturës etnike të atyre që kanë dhënë përgjigje, tregon se maqedonasit dhe shqiptarët kanë pikëpamje diametralisht të kundërta", pohojnë nga Detektor.

Lidhur me përfitimet e mundshme që ka vendi nga kryesimi i OSBE-së, sipas anketës, 36.1% shohin përfitime të caktuara, 35.3% jo. Nga ata që shohin përfitime, shumica e konsiderojnë si më shumë promovim dhe rritje të kredibilitetit të shtetit.

Hulumtimi është bërë përmes telefonit në periudhën prej 2 deri më 6 maj të këtij viti përmes ekzemplarëve reprezentativ prej 1.112 të anketuarve.

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR