• e premte, 21 qershor 2024

Despotovski: Së bashku me një ekip të përkushtuar po punojmë për një koncept të ri për kthimin e integritetit të LSDM-së dhe vendin që e meriton

Despotovski: Së bashku me një ekip të përkushtuar po punojmë për një koncept të ri për kthimin e integritetit të LSDM-së dhe vendin që e meriton

Shkup, 24 maj 2024 (MIA) - Nuk është koha për të përmbushur ambiciet personale të dikujt, por të zbatojmë një koncept të ri në funksionimin e LSDM-së. Të motivuar përsëri dhe tani, së bashku me një ekip të përkushtuar të miqve tanë, por edhe personave që deri më tani nuk kanë qenë në politikë, po punojmë në një koncept të bazuar në "ne", jo në "unë", thotë Jovan Despotovski anëtar i LSDM-së dhe drejtori i ZZHTI në një deklaratë për MIA-n, nëse do të kandidohet për kryetar partie pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit.

Pas debaklit zgjedhor, ai është i bindur se partisë i duhet një diskontinuitet radikal me politikat e deritanishme, mënyrën në të cilën janë zbatuar, por edhe me vendimet kadrovike.

 "Është i qartë mesazhi i anëtarëve dhe qytetarëve. Prandaj u bëj thirrje shokëve të partisë nga udhëheqësia aktuale që të marrin përgjegjësi dhe ta mbyllim këtë çështje pa vonesa të tjera. T'i jepet përparësi LSDM-së ppara dëshirave dhe ambicieve personale. Në të kundërtën, si do t'u tregojmë qytetarëve se e kemi dëgjuar dhe kuptuar mesazhin që na kanë dërguar nëse sërish do t'u ofrohet ajo që kanë thënë qartë "jo". Tani duhet të mendojmë për ditën në vijim. LSDM-së i duhet një koncept dhe zgjidhje e re për "rilindjen"", konsideron Despotovski.

Ai kujton se tashmë ka ofruar një koncept tjetër për LSDM-në kur para tre viteve  kandidoi për pozicionin e lartë dhe se sërish është i motivuar që të ofrojë një koncept me të cilin partia do ta kthejë vendin që e meriton.

Për të kjo është një çështje e përgjegjësisë ndaj anëtarësisë, simpatizantëve dhe rindërtimit të besimit.  

"Për reforma nevojitet guxim dhe vendosmëri. Por kjo nuk është një zgjedhje, ky është një akt i përgjegjësisë që ua detyrojmë anëtarëve dhe mbështetësve tanë. Vetëm kështu do të tregojmë se vërtet e kemi marrë mesazhin dhe do të fillojmë ta kthejmë besimin që kemi humbur", thotë Jovan Despotovski.

Ndër kandidatët e mundshëm për pozitën udhëheqëse në LSDM, pasi që Dimitar Kovaçevski dha dorëheqje nga funksioni pas humbjes së partisë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, sipas raportimeve të mediave,  përmenden disa persona.

Drejtori aktual i Drejtorisë Doganore Stefan Bogoev në pyetjen nëse do të kandidohet për kryetar të partisë, në deklaratë për MIA-n thotë se ende nuk ka vendosur.  

Ambicien e saj për pozitën udhëheqëse e ka shprehur publikisht edhe ministrja aktuale e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, por edhe ka paralajmëruar se vendimin përfundimtar do ta marrë pasi të ketë filluar procedura.

Në disa prej mediave si kandidatë të mundshëm të zgjedhjeve brendapartiake që do të mbahen në qershor, përmenden edhe emrat e Oliver Spasovskit dhe Venko Filipçes. 

Bordi Ekzekutiv i LSDM-së në mbledhjen e pardje e angazhoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që në bazë të Statutit të partisë të propozojë rregullore me propozim rregullore për zbatimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta brenda partisë gjatë qershorit në procedurë transparente dhe demokratike. 

"Meqë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i zgjedhur sipas Statutit ka ende mandat, në të njëjtën përbërje do të kryejë procedurën për zgjedhje të reja të menjëhershme brendapartiake për zgjedhjen e kryetarit të LSDM-së. Bordi ekzekutiv e ngarkoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në bazë të Statutit të partisë, që të propozojë rregullore me afat të propozuar për realizimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta brendapartiake gjatë muajit qershor në një procedurë transparente dhe demokratike", informuan sot nga LSDM-ja.  

Dimitar Kovaçevski në mbledhje e ka konfirmuar tërheqjen nga funksioni kryetar i LSDM-së dhe ka inicuar konvokim të Kongresit llogaridhënës.  

"Anëtarët e Bordit Ekzekutiv, si dhe anëtarët e udhëheqësisë së LSDM-së, nënkryetarja, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, sekretari organizativ, sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar, dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre. Njëkohësisht, sipas dorëheqjeve të dorëzuara, si akt moral përgjegjësie, bëhet thirrje që të ndjekin shembullin edhe anëtarët e Bordit Qendror", thuhet në kumtesë. 

Me tërheqjen e kryetarit të LSDM-së, siç informojnë nga partia, të gjithë kryetarët e Organizatave Komunale dhe kryetari i Organizatës Qytetare janë në dorëheqje duke pasur parasysh faktin se janë emëruar nga ana e kryetarit, ndërsa funksionin e tyre do ta kryejnë deri në zgjedhjen e të rinjve.  

 Deri më tani, në krye të partisë ishin Branko Cërvenkovski, Vllado Buçkovski, Radmilla Shekerinska dhe Zoran Zaev. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR