Deri të premten mot me diell, gjatë fundjavës shi dhe rënie e temperaturave
- Deri të premten moti në vend do të jetë stabil me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor dhe me rritje të temperaturave. Të shtunën në orët e pasdites priten reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima, paralajmërojnë nga DPHM.
- Post By Fami Bajrami
- 12:38, 31 korrik, 2023

Shkup, 31 korrik 2023 (MIA) - Deri të premten moti në vend do të jetë stabil me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor dhe me rritje të temperaturave. Të shtunën në orët e pasdites priten reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima, paralajmërojnë nga DPHM.
Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa të dielën nga veriperëndimi e cila mes tjerash do të shkaktojë rënie të temperaturave.
Foto: arkivi i MIA-s