Deri të hënën mot i qëndrueshëm, nga dita e martë me reshje lokale të shiut
- Deri të hënën do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe kryesisht i qetë. Në disa vende do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të rritura. Të martën priten reshje lokale të shiut.
- Post By Sara Ademi
- 12:12, 17 dhjetor, 2025
Shkup, 17 dhjetor 2025 (MIA) - Deri të hënën do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe kryesisht i qetë. Në disa vende do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të rritura. Të martën priten reshje lokale të shiut.
Siç njoftoi Drejtoria Për Punë Hidrometeorologjike, nesër temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -5 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 6 deri në 13 gradë.
Në Shkup temperatura minimale do të bie në -4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 6 gradë Celsius. sa/
Foto: MIA Arkivi