• e premte, 17 maj 2024

Deri në orën 15 në Prilep kanë votuar mbi 42 për qind e votuesve

Deri në orën 15 në Prilep kanë votuar mbi 42 për qind e votuesve

Prilep, 8 maj 2024 (MIA) - Deri në orën 15 në Prilep sot në zgjedhjet e dyfishta kanë votuar më shumë se 42 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Zgjedhjet vazhdojnë pa ndërprerje, pa asnjë problem, informojnë nga Komisioni komunal i zgjedhjeve.

Konkretisht për zgjedhjet presidenciale deri në orën 15 dalja është 42,43 për qind, ndërsa për parlamentare 42,39 për qind. Në Prilep për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 62 169, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 62 271 votues. Votohet në 142 vendvotime. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR