• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deri në orën 15 dalja në zgjedhje është 35,89 për qind, në KSHZ 233 ankesa për mbrojtje e të drejtës së votës

Deri në orën 15 dalja në zgjedhje është 35,89 për qind, në KSHZ 233 ankesa për mbrojtje e të drejtës së votës

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) -  Deri në orën 15 dalja në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale është 35,89 për qind, sipas të dhënave të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ) nga 2110 vendvotime.

"Votimi deri më tani është zhvilluar qetë në të gjitha vendvotimet", informojnë nga KSHZ.

Nga gjithsej 1.092 341 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 392 066, respektivisht 35.89 për qind.

Sipas të dhënave të deritanishme lidhur me daljen, dalje më e madhe është shënuar në Novaci me 57,69 për qind, ndërsa dalje më e ulët në Qendër Zhupë, 13,11 për qind. 

Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar gjithsej 233 ankesa për mbrojtjen e të drejtës personale të votimit. Prej tyre, 38 ankesa janë pranuar dhe zgjedhësve iu është mundësuar realizimi i të drejtës së votës, 21 ankesa janë hedhur poshtë si të parregullta dhe 22 ankesa janë refuzuar. Ankesat e mbetura janë duke u përpunuar.

Në faqen rezultati.sec.mk mund të ndiqni drejtpërdrejt daljen e votuesve, në total dhe sipas komunave. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR