• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deri në orën 11 në votim kanë dalë 16,46 për qind e votuesve në shtatë vendvotimet ku rivotohet

Deri në orën 11 në votim kanë dalë 16,46 për qind e votuesve në shtatë vendvotimet ku rivotohet

Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Deri në orën 11, nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 743 respektivisht 16,46 për qind, bëri të ditur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). 

Në vendvotimin 2101 në Zhelinë kanë votuar 205 votues respektivisht 20,64 për qind. Në vendvotimin 1194 në Krushevë kanë votuar 87 votues respektivisht 18,55  për qind. Në vendvotimin   1202 në Krushevë kanë votuar 35 votues respektivisht 11.74 për qind. Në vendvotimin 1272 në Ohër kanë votuar 156 votues respektivisht 21,94 për qind. Në vendvotimin  1470 në Dollnen kanë votuar 83 votues respektivisht 12,61 për qind.  Në vendvotimin 1470/1 në Dollnen, kanë votuar 31 votues respektivisht 4.91 për qind. Në vendvotimin 1844 në Strugë kanë votuar 146 votues respektivisht 19,39 për qind. 

Në krahasim me votimin e 8 majit 2024, deri në orën 11:00, në këtë rivotim vërehet dalje më e lartë 5,35 për qind në këto vendvotime. 

Siç theksohet në informacion, KSHZ ka pranuar dy kundërshtime për mbrojtjen e të drejtës personale të votës për vendvotimin 1470 në Dollnen. 

 Sot rivotohet në Njësinë e Pestë Zgjedhore në vendvotimet 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 dhe 1470/1 në Dollneni dhe 1844 në Strugë, ndërsa në Njësinë e Gjashtë në vendvotimin 2101 në Zhelinë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR