• e martë, 02 korrik 2024

Deri në fund të ditës reshje lokale të shiut dhe bubullima

Deri në fund të ditës reshje lokale të shiut dhe bubullima

Shkup, 16 prill 2024 (MIA) - Deri në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut të përcjella me bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, herë herë e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 21 deri në 28 gradë Celsius, njofton DPHM.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme, në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura do të jetë deri 25 gradë Celsius.

Nën ndikimin e valës së lagësht, deri në fillim të javës së ardhshme moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme shiu.

"Nesër në disa vende do të ketë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar (mbi 70 km/h), lokalisht në formë të stuhisë. Nga e premtja, sidomos gjatë fundjavës, për shkak të uljes së mase ajrore të ftohtë, reshjet në male dhe vendet më të larta do të jenë me dëborë dhe do të krijohet sipërfaqe e re bore. Reshjet e shiut herë pas herë do të kenë karakter të dendur në vend të mbi 40 l/m2 për një periudhë të shkurtër, njofton DPHM.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR