• e premte, 05 korrik 2024

Deputeti Nikolloski në takime në Bruksel me politikanë, gazetarë dhe liderë të rinj

Deputeti Nikolloski në takime në Bruksel me politikanë, gazetarë dhe liderë të rinj

Shkup, 9 mars 2023 (MIA) - Deputeti Aleksandar Nikolloski, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Nacional për Eurointegrime, në dy ditët e ardhshme do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë për liderët e rinj evropianë, e cila do të mbahet nga 8 deri më 11 mars në Bruksel, Belgjikë, të organizuar nga tink-tenku "Miqtë e Evropës".

Siç thuhet në kumtesën e Kuvendit, kjo konferencë e nivelit të lartë parashikon debate mbi mënyrat për të nxitur aktivizmin qytetar, transformimin e shoqërive, rinovimin e kontratës sociale dhe ndikimin e saj në sektorë të ndryshëm, nga inovacionet klimatike deri te ndërtimi i demokracisë dhe krijimi i politikave të reja.

Në konferencën në Bruksel do të marrin pjesë aktive politikanë të lartë nga BE-ja dhe personalitete me ndikim nga e gjithë Evropa. Pjesë e pjesëmarrësve janë Vera Jurova, nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kalas, kryeministre e Estonisë, gazetari Bastian Obermajer, fitues i Çmimit Pulicer për Gazetari, Justas Janusakas, themelues i Vintedit, dhe personalitete të tjerë me ndikim dhe të rëndësishëm për ndryshimet dhe zhvillimet shoqërore në vendet nga vijnë.

Nikolloski merr pjesë në këtë konferencë të nivelit të lartë si rezultat i përzgjedhjes së tij në 40 liderët e rinj më me ndikim nën 40 vjeç në Evropë dhe do të ketë mundësinë të mbajë fjalim dhe t'i prezantojë qëndrimet dhe pikëpamjet e tij për të ardhmen e Evropës, si dhe për zhvillimet politike në rajon dhe krizën me të cilën përballet Evropa.

Deputeti Nikolloski do të ketë takime të shumta bilaterale ku do të informojë për zhvillimet aktuale, gjendjen politike dhe ekonomike në vend, thuhet në kumtesën e Kuvendit. bsh

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR