• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deputetët do të debatojnë për zgjedhjen e prokurorit të ri shtetëror dhe gjykatësit të ri kushtetues

Deputetët do të debatojnë për zgjedhjen e prokurorit të ri shtetëror dhe gjykatësit të ri kushtetues

Shkup, 7 shikurt 2024 (MIA) - Propozimet për zgjedhjen e prokurorit Lupço Kocevski për prokuror të ri publik republikan dhe zgjedhjen e profesoreshës Ana Pavllova Daneva për gjykatëse të Gjykatës Kushtetuese, janë në rend dite në seancën e re të 40-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Propozimi për prokuror Lupço Kocevski është dorëzuar nga Qeveria, ndërsa ai ka qenë i vetmi që ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli i prokurorëve publik, krahas prokuroreve Fatime Fetai dhe Lidija Raiçeviq.

Kocevski është avokat nga viti 1995, ndërsa në vitin 2008 është zgjedhur në prokurorinë e lartë në Gostivar. Para dy viteve është avancuar në Prokurorinë republikane.

Prokurori shtetëror paraprak, Lubomir Joveski, është zgjedhur më 25 dhjetor të vitit 2017, ndërsa e ka trashëguar Marko Zvërlevski, i cili është shkarkuar në gusht të vitit të njejtë. Për momentin, u.d. prokurore republikane në vendin e Lubomir Joveskit është prokurorja Sonja Simovska.

Profesoresha Ana Pavllova Daneva vjen nga Fakulteti Juridik "Justiniani i Parë" - Shkup. Ajo është propozuar pasi që LSDM-ja e tërhoqi propozimin për Lubomir Joveskin, i cili është propozuar para pothuajse dy viteve. Gjykata Kushtetuese kohë të gjatë ka punuar me përbërje jo të plotë, ndërsa përzgjedhja e Pavllova Danevës, do ta plotësonte vendin e fundit të zbrazët në Gjykatë. mb/

Foto:MIA

QËNDRONI TË LIDHUR