• e premte, 22 nëntor 2024

Deputetë izraelitë u bënë thirrje vendeve evropiane të pranojnë refugjatë nga Gaza

Deputetë izraelitë u bënë thirrje vendeve evropiane të pranojnë refugjatë nga Gaza

Jerusalem, 14 nëntor 2023 (MIA)- Dy deputetë izraelitë, njëri nga partia qeveritare konservatore Likud, kurse tjetri nga partia qendrore opozitare Jesh Atid (Ka ardhmëri) kanë ftuar bashkësinë ndërkombëtare t'i pranojë refugjatët palestinez nga Rripi i Gazës.

Në një shkrim në Uollstrit zhurnal, Dani Danon dhe Ram Ben-Barak u bëjnë thirrje "të gjitha vendeve në mbarë botën të pranojnë një numër të kufizuar familjesh nga Gaza që kanë shprehur dëshirën për t'u larguar".

Ata shkruajnë se vendet evropiane një kohë të gjatë "u ndihmojnë refugjatëve të cilët kanë ikur nga konflikti" dhe sugjerojnë se "nëse vendet pranojnë vetëm deri 10.000 njerëz, kriza do të zbutet".

"Bashkësia ndërkombëtare ka imperativ moral dhe mundësi të tregojë simpati, t'i ndihmojë popullit të Gazës për të ecur drejt një të ardhme prosperuese dhe për të punuar së bashku për të arritur paqe dhe stabilitet më të gjerë në Lindjen e Mesme”, kanë shkruar deputetët izraelitë për gazetën amerikane. ss/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR