• e hënë, 23 dhjetor 2024

Demiri: Nëse Klinika e Toksikologjisë nuk ishte e siguruar, menaxhmenti duhet të mbajë përgjegjësi

Demiri: Nëse Klinika e Toksikologjisë nuk ishte e siguruar, menaxhmenti duhet të mbajë përgjegjësi

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) - Dëmi me gypin e ngrohjes në Toksikologji është sanuar. Nuk është ligjore nëse Klinika nuk është siguruar dhe menaxhmenti i institucionit duhet të marrë përgjegjësi, deklaroi sot pasdite ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri. 

"Nëse flisni për dëmin me gypin e ngrohjes ai është sanuar qysh dje nga ana e Shërbimeve të përbashkëta. A propo deklaratës suaj nëse është nënshkruar marrëveshje ose jo, ato janë marrëveshje interne të cilat nuk i kam në dispozicion. Duhet t'i kontrolloj, e pastaj të ju tregoj nëse është ashtu ose jo", deklaroi sot Demiri. 

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Demiri tha se duhet të kontrollohet nëse ka pasur marrëveshje për sigurim ose jo. 

I pyetur për punonjësin i cili duhej të suspendohej, Demiri tha se padrejtësi e madhe është bërë në Toksikologji, sepse nuk është siguruar leje nga ana e menaxhmentit për sigurimin e kontratave për 18 të punësuarit të cilët katër muaj punojnë në Klinikë, ndërsa nuk marrin kompensim ekonomik. 

"Unë e thash atë që e kam vërejtur dhe për çka kam fakte dhe ajo është deklaratë e dhënë në publik, megjithatë jemi para zgjedhjeve, vijon fushata e zgjedhjeve, nuk dua të shkelet asnjë procedurë ligjore. Pres që të vij raporti i mbikëqyrjes inspektuese e cila i ka angazhuar në afat prej pesë ditëve menaxhmentin e institucionit të gjejë zgjidhje për 18 njerëzit të cilët janë të punësuar aty, të cilët punojnë, ndërsa nuk marrin kompensim ekonomik", deklaroi Demiri. 

Tha se nuk janë të sakta akuzat se drejtoresha ekonomike ka ardhë në punë katër orë. 

"Sipas njohurive të mia, drejtoresha ekonomike shkon në punë dhe nuk parkohet në hyrje të Klinikës. Është kontrolluar", tha Demiri. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR