• e hënë, 23 dhjetor 2024

Demiri kërkon durim nga specializantët privatë, u premton të ardhura më të larta pas zgjedhjeve

Demiri kërkon durim nga specializantët privatë, u premton të ardhura më të larta pas zgjedhjeve

Shkup, 15 prill 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri kërkon durim nga specializantët privat që kanë dalë sot në grevë dhe njofton se pas zgjedhjeve do të luftojë për rebalanc të Buxhetit për të siguruar barazim të të ardhurave të tyre me të ardhurat e specializantëve të punësuar në institucionet shëndetësore publike.

Në pyetjen e gazetarëve për grevën e përgjithshme të specializantëve privat Demiri tha se është ë promotor për realizimin e kërkesave të tyre dhe theksoi tendencën për të mbajtur mjekët në vend.

"Kjo është shumë e rëndësishme. Kemi bërë një krahasim në bisedën e mëparshme të përbashkët me ta, cili ishte pozicioni i tyre i specializantëve të tillë, para vitit 2017 dhe cili është tani. Ka një dallim të madh. Sepse, deri në vitin 2017, ata nuk kanë marrë asnjë të ardhur. Nuk them se të ardhurat e tyre aktuale janë të mjaftueshme. Unë dua të jenë edhe si të specializantët e punësuar në institucionet shëndetësore publike. Por, kjo kërkon buxhet i cili nuk mund të bëhet tani para zgjedhjeve", tha ministri Demiri në konferencën në të cilën ishte publikuar se do të futen vaksinat nëntëvalente HPV.

Demiri shtoi se duhet durim nga specializantët.

Pa zgjedhjeve, do të luftoj për rebalanc të buxhetit dhe që të ardhurat e tyre të jenë të barabarta me të ardhurat e specializantëve të tjerë të cilët janë të punësuar në institucionet shëndetësore publike. Mendoj se kjo është e saktë, nënvizoi Demiri.

Përfaqësuesit e specializantëve privatë kanë bërë të ditur më herët se janë thirrur nga Ministria e Shëndetësisë në një mbledhje në Qeveri në orën 14:00. Siç kanë bërë të ditur, në mbledhje do të jenë pesë përfaqësues të tyre, ndërsa greva do të vazhdojë deri në marrjen e garancisë zyrtare me shkrim se kërkesat do të plotësohen. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR