• e hënë, 23 dhjetor 2024

Demiri: Dhuna ndaj punonjësve shëndetësor është e papranueshme, paraqet kërcënim për kujdesin ndaj pacientëve

Demiri: Dhuna ndaj punonjësve shëndetësor është e papranueshme, paraqet kërcënim për kujdesin ndaj pacientëve

Shkup, 12 mars 2024 (MIA) - Ministri Shëndetësisë në Qeverinë teknike, Ilir Demiri në ditën e sotme evropiane të ndërgjegjësimit kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësor, 12 mars, theksoi se dhuna ndaj punëtorit shëndetësorë është e patolerushme dhe e dënueshme sipas ligjit. 

"Punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të ndihen të sigurt në vendin e tyre të punës në mënyrë që të mund të ofrojnë kujdes shëndetësor. Të dhënat nga Oda e mjekëve thonë se 78 për qind e mjekëve kanë raportuar se janë ekspozuar ndaj një lloj dhune në vendin e punës dhe 80 për qind kanë qenë të ekspozuar ndaj dhunës verbale. Në shoqëri duhet të ketë zero tolerancë ndaj dhunës ndaj punonjësve shëndetësor, sepse dhuna ndaj mjekëve paraqet rrezik edhe për kujdesin ndaj pacientëve", nënvizon Demiri në deklaratën me shkrim.

Siç shton ai, vitin e kaluar janë bërë ndryshime në Kodin penal, me çka dhuna ndaj punonjësve shëndetësor gjatë kryerjes së detyrave profesionale është dhunë ndaj zyrtarit dhe është vepër e dënueshme me burgim.

"Është e rëndësishme të theksohet se Oda e mjekëve mbledh të dhëna për sulmet ndaj mjekëve për të monitoruar në mënyrë aktive veprimet e institucioneve kompetente, por edhe për të propozuar masa dhe politika për të shtypur dhunën në shëndetësi. E vetmja mënyrë me të cilën Oda mund të grumbullojë të dhëna është nëse mjekët pas denoncimit të ngjarjes në polici e informojnë edhe Odën", thuhet në kumtesë.

Apelohet që dhuna ndaj mjekëve të raportohet në ueb faqen zyrtare të Odës së mjekëve - www.lkm.org.mk. qa/

Foto: Ministria e Shëndetësisë

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR