• e hënë, 23 dhjetor 2024

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin e 23-të Dimëror të AP-së së OSBE-së

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin e 23-të Dimëror të AP-së së OSBE-së

Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA) - Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) i përbërë nga: Igor Janushev, shef i Delegacionit, Monika Zajkova dhe Halil Snopçe, anëtarë të Delegacionit, morën pjesë në Sesionin e 23-të Dimëror, që u mbajt më 22 dhe 23 shkurt 2024 në Vjenë.

Tema kryesore e këtyre takimeve ishte shënimi i dy viteve që kur Federata Ruse e nisi pushtimin e saj të plotë ndaj Ukrainës, duke minuar arkitekturën evropiane të sigurisë. U nënvizua se përpjekjet për të mbajtur përgjegjësi nga Moska dhe për të përforcuar parimet e Aktit Final të Helsinkit të vitit 1975 duhet të vazhdojnë pavarësisht përpjekjeve ruse për të minuar OSBE-në.

"Deputetja Monika Zajkova, anëtare e Delegacionit, mori pjesë në punimet e Takimeve të Përbashkëta ku u diskutua për Sigurinë Evropiane sot dhe nesër: perspektivat parlamentare për të ardhmen e OSBE-së. Në diskutim ajo theksoi se OSBE-ja, si organizata më e madhe rajonale e sigurisë, ka vlerë të veçantë të shtuar që mund të ofrojë burime dhe mekanizma për uljen e tensioneve, forcimin e parashikueshmërisë, rivendosjen e kanaleve të komunikimit dhe dialogut kritik. Përvoja e tij e pasur, njohuritë dhe mekanizmat e duhur në domenin e dimensionit njerëzor janë gjithashtu me rëndësi të madhe për zgjidhjen paqësore dhe diplomatike të konflikteve. Gjatë 50 viteve të ekzistimit të saj, OSBE-ja e ka treguar shumë herë rëndësinë e saj. Akti Final i Helsinkit mbetet e vetmja arritje e bazuar në vullnetin politik që jep shtysë për demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe paraqet kornizë të vlefshme për vendosjen dhe ruajtjen e marrëdhënieve të barabarta ndërmjet shteteve pjesëmarrëse", informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit.

Ajo theksoi se parlamentarët e OSBE-së duhet të luajnë rol kryesor në promovimin e investimeve më të mëdha nga qeveritë nacionale në OSBE. AP-ja e OSBE-së duhet të angazhohet më shumë në reflektimin e funksionimit të vet dhe qëllimi duhet të jetë ndërtimi i sinergjive më të mëdha midis vendeve pjesëmarrëse në Organizatë, me respekt të plotë për pavarësinë e tyre, por me synimin e përbashkët për të përmirësuar ndikimin e aktiviteteve të OSBE-së.

Më tej, ajo theksoi se duhet të punojmë së bashku për të gjetur zgjidhje dhe duhet të vazhdojmë luftën për zgjidhjen e problemeve sepse ato duhet të zgjidhen siç shprehet në moton e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut - Për njerëzit bëhet fjalë.

Kryetari i OSBE-së dhe ministri i Çështjeve të Jashtme, Evropiane dhe Tregtisë i Maltës z. Jan Borg, më pas kryetarja e AP-së së OSBE-së, Pia Kauma (Finlandë) dhe kryetari i Parlamentit Austriak z. Volfgang Sobotka e përsëriti përkushtimin për të vazhduar dialogun e sinqertë, të rrënjosur në vlerat dhe angazhimet e përbashkëta evropiane. Në sesionin e përbashkët foli edhe Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Shmid, e cila e nënvizoi rëndësinë e OSBE-së për t'u përgjigjur sfidave aktuale.

Takimet Dimërore përbëhen nga takimet e secilit prej tre Komiteteve të Përgjithshme të AP-së së OSBE-së, Komiteti i Përhershëm i Kryetarëve të Delegacioneve Nacionale, dy sesione të përbashkëta të Komiteteve të Përgjithshme dhe një sërë ngjarjesh dytësore. Në mbledhjet e komisioneve të përgjithshme u debatuan për prezantimet e ekspertëve të pavarur dhe përfaqësuesve të palës qeveritare të OSBE-së.

Në prezantimet e raportuesve të komitetit u diskutuan idetë dhe synimet e tyre në lidhje me raportet që po përgatiten për Sesionin e 31-të Vjetor të AP-së së OSBE-së që do të mbahet në Bukuresht të Rumanisë.

Në margjinat e këtij Sesioni Dimëror, u zhvillua takimi me delegacionet e vendeve të rajonit të organizuar nga dr. Kiriakos Haxhiani (Qipro), përfaqësues special për Evropën Juglindore të AP-së së OSBE-së. Në fokus të takimit ishte shqyrtimi i aktiviteteve të ardhshme të përbashkëta të vendeve të rajonit me qëllim të forcimit dhe avancimit të bashkëpunimit rajonal.

Asambleja Parlamentare e OSBE-së përbëhet nga 323 parlamentarë nga 57 vende nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut. Asambleja ofron forum për diplomacinë parlamentare, vëzhgimin e zgjedhjeve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të përmbushur angazhimet e OSBE-së në çështjet politike, të sigurisë, ekonomike, të të drejtave të njeriut dhe mjedisit jetësor. sa/

foto: Kuvendi i RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR