• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Delegacioni i Kuvendit në Samitin për Dimensionin Parlamentar të Procesit të Berlinit

Delegacioni i Kuvendit në Samitin për Dimensionin Parlamentar të Procesit të Berlinit

10 tetor 2024  

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga nënkryetari dhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Antonijo Milloshoski dhe anëtarët e Komisionit: Rashella Mizrahi, Mitko Trajçuleski dhe Diana Toska, morën pjesë në Samitin për Dimensionin Parlamentar të Procesit të Berlinit, që mbahet më 9 tetor 2024 në Berlin, Gjermani.

Evenimenti u organizua nga Instituti për Demokraci "Societas Civilis" - Shkup (IDSCS) dhe Bundestagu, në bashkëpunim me partnerët e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i këtij samiti ishte forcimi i dialogut parlamentar dhe bashkëpunimit rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, me theksin në temat kryesore si: zbatimi i Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal, Agjenda e Gjelbër, Tranzicioni i Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, zgjerimi dhe reforma e BE-së, e ardhmja e bashkëpunimit dhe lidhjes rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe tema të tjera.

Në kuadër të hapjes së Samitit, dr. Anton Hofrajter, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Bashkimit Evropian nga Bundestagu Gjerman, u drejtoi fjalë përshëndetëse pjesëmarrësve, duke e theksuar rëndësinë e Procesit të Berlinit si instrument për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Ai e theksoi rolin e parlamenteve në promovimin e vlerave demokratike dhe avancimin e reformave politike dhe ekonomike në rajon.

Sipas tij, dimensioni parlamentar i Procesit të Berlinit është me rëndësi thelbësore për të siguruar stabilitet dhe prosperitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Ai nënvizoi se puna e përbashkët e vendeve të Rajonit në kuadër të kësaj iniciative jo vetëm që do të përshpejtojë procesin e integrimit evropian, por do të krijojë edhe kushte për bashkëpunim më të ngushtë ekonomik dhe politik, që është në interes të të gjitha palëve.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Antonijo Milloshoski, në sesionin e parë kushtuar Tregut të Përbashkët Rajonal, theksoi se integrimi ekonomik rajonal është një nga prioritetet kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin e integrimeve evropiane. Ai theksoi se zbatimi i suksesshëm i Planit të Veprimit do të mundësojë rritjen e bashkëpunimit ekonomik, tregtisë dhe investimeve, të cilat do të kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Milloshoski theksoi se është thelbësore të përmirësohet lidhja ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të eliminohen barrierat tregtare dhe transportuese, që do të sigurojnë qasje më të lehtë në tregjet e Bashkimit Evropian.

Deputetja Rashella Mizrahi në fjalimin e saj iu referua nevojës për përpjekjet e koordinuara në fushën e integrimit ekonomik dhe tërheqjes së investitorëve të huaj. Ajo theksoi se krijimi i mjedisit ekonomikisht të favorshëm, i cili do të mbështesë dhe mbrojë prodhuesit vendas, është me rëndësi të madhe për stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë të rajonit. Mizrahi foli edhe për rëndësinë e procesit të dekarbonizimit dhe rolin e tij në zhvillimin e qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor. Ajo theksoi se vendi ynë po punon për uljen e emisioneve të gazrave serrë dhe rritjen e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, por se arritja e këtyre qëllimeve kërkon bashkëpunim më intensiv rajonal dhe projekte të përbashkëta në fushën e tranzicionit energjetik.

Deputeti Nikolla Trajçuleski e theksoi aspektin social dhe ekonomik të Planit të Veprimit, duke theksuar se zbatimi i suksesshëm i Planit të Veprimit do të sjellë përfitime të konsiderueshme dhe mirëqenie të qytetarëve. Në këtë fushë i përmendi korridoret 8 dhe 10 dhe rëndësinë e lidhjes infrastrukturore ndërmjet vendeve të rajonit. Sa i përket qasjes gjithëpërfshirëse të Planit të Veprimit, ai theksoi se është e nevojshme të sigurohet suksesi afatgjatë, veçanërisht duke përfshirë të rinjtë dhe sektorin civil në këto procese.

Në sesionin e tretë kushtuar zgjerimit dhe reformave të BE-së, deputetja Diana Toska tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është rruga jonë e vetme e qëndrueshme përpara, e cila siguron paqe afatgjatë, progres dhe demokraci. Ajo tha se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt BE-së dhe u bëri thirrje institucioneve të BE-së që të ofrojnë plan të qartë për anëtarësimin tonë, duke filluar me caktimin e datës për hapjen e negociatave. 

Gjatë konferencës, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takime të rëndësishme me përfaqësuesit e komisioneve për çështje evropiane të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së.

Në këto takime u shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian. Pjesëmarrësit ranë dakord se forcimi i dialogut ndërparlamentar është vendimtar për zbatim më efikas të reformave të nevojshme për afrimin e rajonit me Bashkimin Evropian.

Ky eveniment e konfirmoi angazhimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e proceseve që çojnë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

_________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 


 

  

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR