• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deklaratë solemne e anëtarit të ri të KSHZ-së, Abdush Demiri

Deklaratë solemne e anëtarit të ri të KSHZ-së, Abdush Demiri

Shkup, 4 mars 2024 (MIA) - Anëtari i sapozgjedhur i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Abdush Demiri, me të cilin pas disa muajsh u kompletua përbërja e Komisionit, sot në Kuvend do të japë deklaratë solemne.

Kuvendi në kuadër të seancës së 145-të, të mërkurën e votoi Demirin për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Për vendimin votuan 90 deputetë, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Abdush Demiri është propozim për anëtar të KSHZ-së nga partitë e Lidhjes Evropiane për Ndryshim.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve disa muaj ishte pa anëtarin e shtatë, prej se Krenar Lloga u bë ministër i Drejtësisë. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR