• e premte, 20 dhjetor 2024

Deklaratë e kryeministrit teknik , Talat Xhaferi

Deklaratë e kryeministrit teknik , Talat Xhaferi

Gostivar, 8 maj 2024 (MIA) - Kryeministri teknik, Talat Xhaferi sot në mëngjes e përmbushi të drejtën e votës dhe konsideron se janë përmbushur të gjitha kushtet për zhvillim të procesit zgjedhor.

"Pritjet janë dita të përfundojë qetë, do të thotë pa probleme. Unë jam i bindur se atë se ashtu edhe do të jetë. Në të vërtetë qytetarët treguan nivel të lartë kulture në procesin votues që më 24 prill. Nuk ka asrye të jetë ndryshe sot. Në instancë të fundit qytetarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e procesit zgjedhor dhe e kanë tërë lirinë ta shprehin vullnetin e tyre në kuti. me atë, faktikisht e japin votën për atë kandidat për të cilin mendojnë se i përmbushë pritjet e tyre", tha Xhaferi.

Në pyetjen e gazetarëve të MIA-s nëse ka votuar sot edhe për president edhe për zgjedhjet parlamentare ai u përgjigj pozitivisht.

"Po, gjithsesi. Liria e zgjedhjes dhe në çdo rast ajo është edhe e drejtë, edhe mundësi, dhe në instancë të fundit si njeri të përmbushet obligimi ndaj qytetarëve", potencoi Xhaferi. Kryeministri teknik në vendvotimin në fshatin e tij të lindjes Forinë erdhi i shoqëruar nga anëtarët ë familjes së ngushtë. ab/

Fotо МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR