• e premte, 20 dhjetor 2024

Debat shkencor në ASHAM për makroekonominë pas recesionit të vitit 2007 - 2009

Debat shkencor në ASHAM për makroekonominë pas recesionit të vitit 2007 - 2009

Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Qendra për hulumtime strategjike "Ksente Bogoev" pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) sot organizon debat shkencor me temë "Makroekonomia pas Recesionit të madh 2007 - 2009 - rëndësia e ndryshimeve për shkencën ekonomike dhe për ekonominë e Maqedonisë".

Pjesëmarrësit do të diskutojnë për ndryshimet në makroekonominë bashkëkohore, të determinuara nga Recesioni i madh i viteve 2007 - 2009 dhe goditjet që pësuan, respektivisht nga recesioni i shkaktuar nga KOVID-19 në vitin 2020 dhe nga kriza energjetike që filloi në vitin 2021.

Siç u paralajmërua, ndryshimet e mëdha në makroekonomi në periudhën pas vitit 2007 do të debatohen në kontekstin e problemeve më të rëndësishme, me të cilat ballafaqohet sot ekonomia e vendit.

Për nevojat e këtij debati shkencor, Qendra për hulumtime strategjike "Ksente Bogoev" paradokohe ka publikuar punimin e akademikut Taki Fiti me të njejtën temë "Makroekonomia pas Recesionit të madh 2007 - 2009 - rëndësia e ndryshimeve për shkencën ekonomike dhe për ekonominë e Maqedonisë".

Diskutimet nga debati, pasi të autorizohen nga ana e pjesmarrësve, ASHAM-ja do t'i publikojë në një Përmbledhje të veçantë nga debati shkencor. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR