• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Debat publik në Ohër për projektligjin e shpalljes së Liqenit të Ohrit për monument natyre

Debat publik në Ohër për projektligjin e shpalljes së Liqenit të Ohrit për monument natyre

Ohër, 14 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) së bashku me Komunën e Ohrit sot do të mbajnë debat publik për Projektligjin për shpalljen e Liqenit të Ohrit zonë e mbrojtur në kategorinë III – Monument i Natyrës.

Debati publik do të mbahet sot në sallën e madhe të Komunës së Ohrit me fillim nga ora 10:00. Edhe nesër në ora 10 është caktuar debat publik në ambientet e Komunës së Strugës.

Akti për shpalljen e zonës së mbrojtur të liqenit të Ohrit përmban emrin e zonës së mbrojtur ose gjënë e rrallë natyrore, kategorinë e mbrojtjes së zonës së mbrojtur, veçoritë gjeografike dhe veçoritë tjera themelore, një hartë me kufijtë e zonës së mbrojtur, kufijtë e zonave që ekzistojnë brenda zonës së mbrojtur, pastaj llojet e zonave në zonën e mbrojtur, regjimi i mbrojtjes dhe subjekti që do të menaxhojë dhe çështje të tjera të përcaktuara me aktin e shpalljes.

Projektligji për shpalljen e Liqenit të Ohrit Monument Natyre është përgatitur sipas Studimit Valorizues i cili përcakton vlerat natyrore të zonës.

Me miratimin e Ligjit për shpalljen e Liqenit të Ohrit monument i natyrës, do të mundësohet ruajtja e gjendjes natyrore të liqenit përmes mbrojtjes së vlerave natyrore, kulturore dhe vlerave të tjera si fenomen unik natyror në botë, parandalimin e veprimeve që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mund të shkaktojnë përçarje të habitateve dhe ekosistemeve, krijimin e kushteve të favorshme për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e diversitetit biologjik dhe rajonal, si dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në mënyrë që të mos kërcënojë mbijetesën e habitateve dhe specieve. sa/

foto/MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR