• e hënë, 23 dhjetor 2024

Debat për rëndësinë dhe rolin e financave publike në procesin e integrimeve evropiane

Debat për rëndësinë dhe rolin e financave publike në procesin e integrimeve evropiane

Shkup, 2 nëntor 2023 (MIA) - Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian sot do të jetë nikoqire e Grupit të Punës 6 - Antikorrupsion (Kapitulli 5 - Furnizime publike, Kapitulli 18 - Statistikë dhe Kapitulli 32 - Kontroll financiar), e cila do ta mbajë sesionin e dytë në temën "Politika fiskale e bazuar në rregulla: rëndësia dhe roli i financave publike në procesin e integrimeve evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut", në organizim të Lëvizjes Evropiane. 

Fjalim hyrës në temë do të kenë këshilltari i lartë në Ministrinë e Financave, Franci Kluzher dhe kryetari i Këshillit Fiskal, Gligor Bishev. 

Në debat do të përfshihen edhe ekspertë të tjerë nga lëmia e financave, profesorë universitarë, por edhe përfaqësues të sektorit qytetar, relevantë për këtë temë, në mesin e të cilëve edhe zëvendëskryetari i Odës Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Jovanovski, ish ministri i Financave, Xhevdet Hajredini, si dhe ekonomistja e lartë për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe ekonomistja e Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut, Sanja Maxhareviq - Shujster. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR