• e hënë, 23 dhjetor 2024

Debat i IMMPE "Të rinjtë janë në BE"

Debat i IMMPE

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Instituti për menaxhim të mirë dhe perspektiva euroatlantike (IMMPE) sot në Shkup organizon debat të titulluar "Të rinjtë janë në BE" si pjesë e nismës "Rruga integruese e Maqedonisë - Ndërtim i partneriteteve dhe ndërmarrje e përvojave pozitive".

Siç njoftojnë nga IMMPE, në debat do të hapen tema të ndërlidhura me nevojën e përfshirjes më të madhe të të rinjve në proceset e vendimmarrjes së të gjitha niveleve të pushtetit, si dhe në krijimin e politikave publike të nivelit qendror dhe lokal, procesin maqedonas eurointegrues, si dhe sfidat dhe hapat e ardhshëm në këtë plan, me fokus në praktikat pozitive nga vendet-anëtare të BE-së nga rajoni, sa integrimi evropian dhe anëtarësimi në BE dhe NATO mund të ndikojë në ndalimin ose zvogëlimin e proceseve të shpërnguljes, sidomos të të rinjve.

Një pjesë e pjesëmarrësve në ngjarje, siç u tha, janë: Aleksandar Ivanovski, drejtor në CFE Tax Advisers Europe (Asociacioni evropian i këshilltarëve tatimorë); Monika Zajkova, deputete dhe koordinatore e Klubit të deputetëve të rinj në Kuvend; Bojan Kordalov, komunikues dhe kryetar i IMMPE; Viktorija Postolovska, aktiviste dhe ish avokate e studentëve në USHCM, Aleksandar Nikollovski, ish-kryetar i FSS-së të Fakultetit Ekonomik në USHCM, Berin Muhamed, kryetare e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme dhe Anisia Ugrinovska, kryetare e ODAS. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR