• e hënë, 23 dhjetor 2024

De Vever kishte për detyrë të përpiqej të siguronte shumicë për formimin e qeverisë belge

De Vever kishte për detyrë të përpiqej të siguronte shumicë për formimin e qeverisë belge

Bruksel, 27 korrik 2024 (MIA) - Mbreti Filip i Belgjikës i ka besuar liderit të Aleancës së Re Flamane (N-VA), Bart De Veber, detyrën që të përpiqet të sigurojë një shumicë parlamentare për të formuar një qeveri të re federale të Belgjikës.

Siç njoftoi Pallati Mbretëror belg, De Vever foli për një orë e gjysmë me mbretin, gjatë së cilës ai e informoi për rezultatet e veprimtarisë së tij si "informator" për mundësitë e formimit të një qeverie të re.

Dy javë më parë, Mbreti Filip e ngarkoi De Vever, në konsultim me partitë e tjera parlamentare t'i shqyrtojë mundësitë e formimit të një koalicioni qeveritar pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 qershor.

Sipas Pallatit Mbretëror, bazuar në përfundimet e misionit të tij si "informator", mbreti i ngarkoi De Veverin të përpiqej të siguronte një shumicë për të formuar një qeveri të re.

De Vever tani ka  afat më së voni deri më 10 korrik për të informuar mbretin nëse ai ka siguruar shumicën e nevojshme.

Siç njoftuan mediat belge, pas audiencës te mbreti, De Vever, i cili është kryetari aktual i Antverp-it, nuk ka pranuar të bëjë një deklaratë.

Partia e De Vever fitoi zgjedhjet e 9 qershorit, duke fituar 24 vende në Dhomën përfaqësuese prej 150 anëtarësh të Parlamentit Federal belg. ls/

Foto: ENR/Belga

 

QËNDRONI TË LIDHUR