De Brujne: Vendimi i drejtuesve të klubit për vendosjen e statujës do të thotë se unë do të jem gjithmonë pjesë e Sitit
- Mesfushori i Mançester Sitit, Kevin De Brujne ka folur për emocionet e tij lidhur me vendimin e klubit për të ngritur një statujë në nder të tij pranë stadiumit të klubit.
- Post By Fami Bajrami
- 09:28, 21 maj, 2025

Mançester, 21 maj 2025 (MIA) - Mesfushori i Mançester Sitit, Kevin De Brujne ka folur për emocionet e tij lidhur me vendimin e klubit për të ngritur një statujë në nder të tij pranë stadiumit të klubit.
"Kjo do të thotë që unë do të jem gjithmonë pjesë e këtij klubi. Do të jem gjithmonë pjesë e saj dhe sa herë që do të kthehem këtu me familjen dhe miqtë e mi do ta shoh veten duke qëndruar në stadium. Unë do të jem gjithmonë këtu", tha De Brujne për Bi-Bi-Si.
“Qytetarët” mposhtën mbrëmë në shtëpi Bornemuthin (3:1) në raundin e 37-të të Premier ligës. Belgu tridhjetë e tre vjeçar luajti ndeshjen e tij të fundit në shtëpi për ekipin e tij.
De Brujne që në prill njoftoi se do të largohet nga Siti në fund të sezonit.
Kontrata e De Brujnes me Mançester Sitin skadon më 30 qershor 2025. Ai ka luajtur deri tani 421 ndeshje, duke shënuar 108 gola dhe 177 asiste.
Foto: EPA