• e premte, 05 dhjetor 2025

De Brujne është lojtari i parë pas Mesit që shënon 250 gola nën drejtimin e Guardiolës

De Brujne është lojtari i parë pas Mesit që shënon 250 gola nën drejtimin e Guardiolës

Mançester, 3 maj 2025 (MIA) – Mesfushori i Mançester Sitit, Kevin de Brujne ka përsëritur arritjen e Lionel Mesit nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Futbollisti ishte golashënues në ndeshjen kundër Vulverhemptonit (1:0) në raundin e 35-të të Premier ligës. Pas kësaj ndeshje, De Brujne ka gjithsej 250 gola gjatë qëndrimit të tij nën drejtimin e Guardiolës. Vetëm Lionel Mesi ka pasur deri tani një sukses të ngjashëm.

Futbollisti belg luan nën drejtimin e Guardiolës që nga viti 2016.

De Brujne do të largohet nga Siti në fund të këtij sezoni.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR