• e shtunë, 29 qershor 2024

De Brujne është futbollisti më i paguar në Premier Ligë

De Brujne është futbollisti më i paguar në Premier Ligë

Londër, 21 mars 2024 (MIA) - Futbollisti i Mançester Sitit, Kevin De Brujne fiton më shumë se dy milionë euro në muaj dhe është lojtari më i paguar në ligë.

Gazeta franceze L'Equipe publikoi renditjen e top 5 futbollistëve më të paguar në Premier Ligë, në të cilën belgu është në krye me një pagë mujore prej 2.02 milionë euro para tatimimit.

Në këtë listë i dyti është Erling Haland, gjithashtu nga Mançester Siti me një pagë prej 1.9 milionë euro.

Vendin e tretë e ndajnë Mohamed Salah (Liverpul) dhe Kasemiro (Mançester junajted) me 1.77 milionë euro pagë për një muaj.

Top 5 futbollistët më të paguar në kampionatin anglez e përmbylli Rafael Varan (Mançester Junajted) me 1.72 milionë euro pagë mujore. qa

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR