• e martë, 25 qershor 2024

Davkova tha se e respekton Marrëveshjen e Prespës, përmes bisedimeve të drejtpërdrejta do ta mbrojë qëndrimin e saj personal për përdorimin e emrit Maqedoni

Davkova tha se e respekton Marrëveshjen e Prespës, përmes bisedimeve të drejtpërdrejta do ta mbrojë qëndrimin e saj personal për përdorimin e emrit Maqedoni

 Ohër, 31 maj 2024 (MIA)  - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot nga Ohri theksoi se e respekton Marrëveshjen e Prespës dhe se "ndryshe nga të tjerët" e respekton të drejtën ndërkombëtare. Ajo theksoi se mënyra se si do ta përdorë emrin e shtetit është një "përcaktim personal, një e drejtë që garantohet me akte më të larta se marrëveshjet dypalëshe".

Davkova para mediave ka theksuar se përmes bisedimeve do t'i bindë grekët se ka të drejtë kur e përdor emrin Maqedoni në vend të emrit kushtetues të shtetit.

Për mënyrën si ajo do ta zbatojë tha se ka plan. 

 "Kuptohet që kam një plan. Plani është ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore. Plani është ofrim të respektit dhe kërkim të vetërespektit. Dhe mendoj se si në politikë duhet kërkuar artin e së mundshmes, do ta bëjmë së shpejti. Deklarata ime e parë ishte se nuk do të shkoj nëpër botë, se dua të takohem fqinjët dhe mendoj se do ta arrij këtë. Natyrisht për bisedë nevojiten të gjithë rreth jush dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të bisedojmë. Dialogu është një gjë e shëndetshme dhe nëse nuk ka respekt të ndërsjellë, nuk do të ketë rezultat. Politika kërkon dialog dhe unë jam e gatshme ta kërkoj atë dhe t'i tejkalojmë problemet në mënyrë reciproke", tha Davkova.

 Lidhur me paralajmërimet nga Athina zyrtare se nuk përjashtohet mundësia e inicimit të procedurës para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë për mosrespektimin e dispozitave të Marrëveshjes së Prespës, Davkova rikujtoi aktgjykimet e mëparshme të së njëjtës gjykatë të cilat nuk janë respektuar nga Greqia.

"Në të njëjtën atë gjykatë ndërkombëtare, ku ne ishim me Greqinë, aktgjykime për shkeljen e nenit 11 të marrëveshjes së përkohshme. Është gjithashtu një marrëveshje ndërkombëtare. Nuk besoj se menjëherë do të shkohet në gjykatë. Ka një gradim në Marrëveshjen e Prespës. Fillimisht vihet në dukje, bisedohet, adresohet çështja në KB-së dhe më pas shkon në gjykatë. Aktgjykimet e gjykatës duhet të jenë të vlefshme erga omnes, por kjo nuk ndodhi në rastin tonë", theksoi presidentja Davkova. 

Siljanovska Davkova gjatë betimit solemn gjatë marrjes së detyrës së Presidente, e përdori emrin Republika e Maqedonisë në vend të emrit kushtetues të shtetit, gjë që hasi në reagime në opinionin ndërkombëtar, kryesisht në Greqinë fqinje.

 Sa i përket dhënies së mandatit kryetarit të partisë që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet për formimin e qeverisë, Davkova ka treguar se këtë do ta bëjë në dhjetë ditët e ardhshme.

Për shkak të pakënaqësisë së BDI-ve që nuk janë ftuar të jenë pjesë e qeverisë së re, ajo tha se mandati i shkon fituesit të zgjedhjeve. 

 "Më vjen shumë keq që duhet t'i zhgënjej, por si konstitucionaliste e lexova çfarë shkruhet në Kushtetutë. Nuk ka dy fitues në zgjedhje, ka një fitues, ai i zgjedh partnerët e koalicionit. Sigurisht që politikisht, etnikisht, demokratikisht është e shëndetshme përfshirja e partive shqiptare në qeveri, këtë do ta bëjë tashmë mandatari, por tezat e tjera të tipit shumicë-pakicë absolute nuk qëndrojnë. Shumica ka atë që ka pas 61 deputetë dhe sigurisht uroj që në të ardhmen në krijimin e qeverive të jenë vendimtare programet, pra ideologjia. Vështirë se mund të përzieni ujin me vajin, duhet të keni programe të përputhshme, që të keni në të vërtetë reforma", tha ajo.

 Presidentja në Ohër mori pjesë në hapjen e Kongresit të 18-të Evropian FIEPS Europa dhe në Konferencën e 6-të Shkencore të Pedagogëve të Sportit Evropian të RPESH, kushtuar edukimit fizik, sportit dhe rekreacionit.

Foto: Komuna e Ohrit 

 

QËNDRONI TË LIDHUR